Publikuar më 27 Март, 2021 në Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë kontrolluese nga përfaqësuesja e Rusisë.
Në fushat e “Papilon Hotels Belvil”, kundërshtari me përmbysje në pjesën e dytë, arriti që të regjistrojë fitore me rezultat 2:1. Maqedonia e filloi mirë ndeshjen dhe në minutën e 16-të përmes Dashmir Elezit avansoi në 1:0. Deri në përfundim të pjesës së parë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragan Kanatlarovsi nuk arritën që të shfrytëzojnë mundësitë e mira për të rritur epërsinë. Në pjesën e dytë, Rusia bëri përmbysjen, duke shfrytëzuar gabimet tona dhe shënoi dy gola në minutat 62 dhe 83 për fitoren 2:1.
“Jam i kënaqur me lojën e treguar. Pas një periudhe të gjatë jemi sërish bashk në përfaqësuese. Treguam lojë kualitative kundër një përfaqësuese të fortë. I kënaqur jam nga dëshira dhe qëndrimi i futbollistëve të mi. Treguam se të gjithë së bashku mundemi të përballemi me përfaqësuese të forta si Rusia”, ka deklaruar Dragan Kanatlaroski.
Ndeshjen e dytë kontrolluese këto dy përfaqësuese do ta luajnë me 28 mars nga ora 10:00.
MAQEDONIA: Tasev, Janevski, Zekiri, Popovski, Ristov, Sofijanovski, Angelov, Çilafi, Sofijanovski, Guxhufi, Elezi;