Përfaqësuesja U17 e femrave të Maqedonisë do të merr pjesë në turneun e Estonisë

Publikuar më 23 Септември, 2021 Deri më 17 vjet Femra


Përfaqësuesja U17 e femrave të Maqedonisë sot në kampin stërvitor në “Petar Milloshevski” i ka nisur përgatitjet për turneun eliminator i cili do të zhvillohet në Talin të Estonisë.

Përfaqësuesja jonë në këtë turne për kualifikim në fazën elite të eliminatoreve do ti matë forcat me nikoqirin Estoninë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Seleksionuesja e përfaqësueses së femrave te Maqedonisë U17, Katerina Milevska ka ftuar këto futbolliste:

Portierë: Meri Vaseva (Tiverija), Kristina Pavlovska (Despina);

Mbrojtje: Eleonora Nikollovska (Kamenica Sasa), Slagjana Gjorgjieva (Tiverija), Sara Mena (AS Junajted), Mirjana Gjerovska (Luboten), Anja Mihajllova (Tiverija), Katerina Petkova (Istatov 2015);

Mesfushorë: Mia Velinova (Internacional), Matea Bllazhevska (Skopje 2014), Iva Josifova (Tiverija), Biljana Paneska (Tiverija), Teodora Dalçeska (AS Junajted), Viktoria Strika (Reçica), Rona Rustemi (Shkëndija), Mihaela Nastovska (Despina);  

Sulmi: Vesa Sela (AS Junajted), Jovana Pavlovska (Atletiko), Anastasia Ilievska (Despina), Deva Veliçkova (Kul Zdravje);

Seleksionuesja e përfaqësueses U17 të femrave të Maqedonisë, Katerina Mileska:

- I filluam këto përgatitje dhe lajm pozitiv është se i kemi në dispozicion të gjitha futbollistet. Një problem është fakti se në të kaluarën vajzat kanë luajtur një numër shumë të vogël të ndeshjeve. Ne e dimë se për shkak të pandemisë, ligat e të rinjëve u anuluan, por ne ende duhet të përballemi me atë sfidë. Ukraina është liderja në grup dhe favorite absolute, shansin do ta kërkojmë në ndeshjet me Estoninë dhe Moldavinë.




   
   
Reprezentacioni A