Përfaqësuesja U 21 realizoi grumbullimin e parë para ndeshjes së fundit kualifikuese me Skocinë

Publikuar më 03 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka filluar përgatitjet për ndeshjen e fundit të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Skocinë më 11 tetor në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Shpresat e vendit para fundit të këtij cikli eliminator gjenden në vendin e parë të Grupit 3, para Francës dhe Islandës, me këta të fundit që aknë një ndeshje më pak, ndërsa Maqedonia gjendet një hap pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian për të rinjë që vitin e ardhshëm do të luhet në Poloni.

Portieri i përfaqësueses së drejtuar nga Bllagoja Milevski , Damjan Shishkovski thotë se Skocia do të jetë kundërshtar i vështirë, por e pret fitore në arenën nacionale ‘Filipi i Dytë’.

“Dueli më Skocinë është shumë i rëndësishëm për ne, duke e shikuar në të gjitha aspektet. Luajmë kundër një përfaqësueseje që është shumë kompakte, fizikisht e përgatitur dhe din të luajë në rezultat. Nuk kemi presion, e dijmë cili është qëllimi ynë dhe do të mundohemi ta realizojmë. Edhe në këtë ndeshje do të kemi qasje si në gjithë ndeshjet paraprake, me angazhim maksimal, luftë dhe koncentrim gjatë gjithë ndeshjes, si dhe me dëshirë për fitore. Kemi mjaftë kohë para neve, 7-të ditë për tu përgatitur më së miri për këtë sfidë të rëndësishme. Atmosfera është në nivelin më të lartë të mundshëm, gjithë futbollistët janë në shërbim të seleksionuesit Bllagoja Milevski, në përjashtim të Enis Bardhit që ka lëndim, mirëpo do të duhet të konkurojë për tu paraqitur në këtë ndeshje. Shpresoj se edhe rezultatet e ndeshjeve tjera do të shkojnë në favorin tonë, posaçërisht shpresoj në gabim të Islandës kundër Ukrainës”, deklaroi Shishkovski.

Për herë të parë ftesë në përfaqësuesen U 21 ka marrë Jovan Popzllatanov, futbollisti anësor i Pelisterit, i cili me paraqitjet e tij të mira tërhoqi vëmendjen e seleksionuesit Milevski. Ai nuk fsheh kënaqësinë për besimin e marrë nga stafi teknik i përfaqësueses U 21.

“Kjo ftesë për mua paraqet kënaqësi të madhe. Është nder të jesh pjesë e formacionit të kësaj përfaqësuese me këta futbollistë, posaçërisht për një ndeshje të këtillë që ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Shpresoj të arrij të arsyetoj besimin që më jepet nga seleksionuesi Bobi Milevski dhe ekipi i tij. Vëndoj veten në shërbim të plotë të ekipit, dua të ndihmoj në arritjen e rezultatit pozitiv dhe të shkruajmë historinë e futbollit të Maqedonisë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve kundër Skocisë”, u shpreh Popzllatanov. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A