Publikuar më 21 Март, 2016 në Lajme
Futbollistët e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë (U 21) e cila grumbullimin e saj e kishte të dielën në kuadër të vazhdimit të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian, përveç angazhimeve standarde profesionale, paraditën e sotme ndanë kohë për tu shoqëruar me tifozët dhe mbështetësit e tyre më të ri.
Babunski, Nikollov, Vellkovski, Bardhi dhe Angellov kanë vizituar Shkollën Fillore ‘Kiril Pejçinoviq’ në lagjen Kisella Vodë dhe Shkollën Fillorë ‘Aleksandar Makedonski’ në Aerodrom, ku kishin mundësi të njoftohen dhe të shoqërohen me tifozët më të ri dhe më të sinqertë të futbollit të cilët nuk kanë fshehur emocionin për praninë e yjeve të rinjë të futbollit të Maqedonisë. Futbollistët me kënaqësi kanë ndarë autograme dhe fotografi (selfi), gjithsesi duke mbetur të befasuar pozitivisht nga atmosfera euforike që i ka pritur.
“Vërtet është ndjenjë e bukur për të qenë këtu, në mesin e më të rinjëve për të cilët futbolli thjesht paraqet lojë fëmijërore, duke na mundësuar një prespektivë ndryshe, për të parë lojën e futbollit në thelb. Në ndonjë mënyrë na liroi nga presioni të cilin si futbollistë profesionistë në mënyrë të pashmangshme e ndjejmë. Kjo tregon se futbolli është edhe do të mbetet sporti numër një dhe sigurisht motiv i madh për të dhënë gjithçka nga vetja për të sjellë fitore. Vëtrte gëzohem që të rinjtë ende besojnë në futbollin dhe përfaqësuesen e Maqedonisë”, deklaroi Nikollov.
Fjalim të tyre kishin edhe drejtorët e Sh.F. ‘Kiril Pejçinoviq’, Sasho Jovanovski dhe Sh.F. ‘Aleksandar Makedonski’, Sllagjana Nastovska, të cilët falënderuan reprezentuesit, stafin teknik dhe FFM-në, për vizitën dhe donacionin e pajisjeve sportive (maica dhe topa futbolli) e cila është shumë e rëndësishme për sportin shkollor. Gjithashtu, futbollistët i ftuan nxënësit e shkollave fillore të jenë pjesë e ndeshjes dhe të mbështesin përfaqësuesen nga tribunat në ndeshjen kundër Islandës. Ata ndanë bileta për ndeshjen e kolegëve të tyre të përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjen me Bullgarinë që do të zhvillohet më 29 mars në orën 19:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
Shpresat e Maqedonisë më 24 mars në Shkup përballen me Islandën, ndërsa më 28 mars në Le Man luajnë me Francën, në dy ndeshjet kryesore për rrjedhën e mëtejshme të këtij cikli kualifikues.