Përfaqësuesja U 21: Ndeshje selektuese për lojtarë të gjeneratave 1996 dhe 1997

Publikuar më 22 Април, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski bashkë me stafin teknik të përfaqësueses së shpresave më 26 prill (e martë) në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ organizon ndeshje selective për lojtarë të lindur në vitet 1996 dhe 1997. Për këtë ndeshje seleksionuesi Bllagoja Milevski ka ftuar këta futbollistë:

Portierë: Filip Iliq (Metalurg), Bekim Rexhepi (Gostivar);

Mbrojtës: Jovan Pop Zlatanov (Teteks), Stefan Kostov (Bregallnica), Din Allomeroviq (Euromil), Hristijan Karanfilloski (Metalurg), Antonio Ilievski (Gostivar), Kostadin Çeshmexhiev (Lubanci), Besart Krivanjeva (Metalurg), Darko Digallovski (Metalurg), Martin Lekoski (Metalurg), Filip Stojanovski (Lubanci), David Atanasovski (Teteks);

Mesfushorë: Liridon Iljazi (Vllazërimi), Nikolla Bozhinov (Horizont T.), Martin Mirçevski (Pelister), Besar Iseni (Shkupi), Kristijan Filipovski (Sileks), Valentin Koçovski (Akademia Pandev), Ennur Totre (Shkëndija), Aleksandar Nedanovski (Pelister), Todor Nikollovska (Makedonija Gj.P.);

Sulmues: Petar Petkovski (Vardar), Remzifaik Selmani (Renova), Mihajlo Jakimovski (Metalurg), Shpend Asani (Shkëndija), Benjamin Demir (Teteks), Vllatko Stojanovski (Metalurg);

“Në ndeshjen selective do të luajnë futbollistë të lindur në gjeneratën në vitet 1996 dhe 1997  të cilët do të kenë të drejtë për të luajtur për përfaqësuesen U 21 në ciklin e ardhshëm kualifikues. Edhe pse gjithë koncentrimi ynë është drejtuar kah ndeshja kualifikuese me Ukrainën në Kiev më 27 maj, duam të shofim potencialin edhe të lojtarëve tjerë për të pritur sa më të përgatitur ciklin e ardhshëm të kualifikimeve. Futbolli është i thjeshtë, gjithçka ka të bëjë me kualitetitn dhe nëse lojtarët e ftuar na bindin në atë, sigurisht se do të llogarisim në ta në të ardhmen. Në ndeshjen selektuese lojtarët do të testohen me aparaturë Catapult e cila mat distancën e vrapuar, shpejtësinë e vrapimit, nivelin e ngritjes së shpejtësisë, ngadalësimit dhe shumë segmente tjera. Këtë e bëjmë me qëllim të kemi pasqyrë të mundësive individuale të futbollistëve të ftuar , për më shumë pasi janë në formë garuese. Përzgjedhja e lojtarëve është bërë në bazë të paraqitjeve të tyre për klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë, ndërsa jemi mbështetur në kriteriumet për të qenë standard në paraqitjet për ekipet e tyre. Ndoshta problem është pozita e portierit pasi përveç Filip Iliqit nuk kemi tjerë që janë në formë garuese, prandaj kemi ftuar portier që veç më ka qenë pjesë e përfaqësueseve të Maqedonisë. Do të mundohemi bashkarisht të çojmë futbollistët në një nivel më të lartë dhe në atë mënyrë të krijojmë temelin për të ardhmen e futbollit të Maqedonisë”, deklaroi seleksionuesi, Bllagoja Milevski. 



   
   
Reprezentacioni A