Përfaqësuesja U 21 mundi 2:1 Pelisterin

Publikuar më 11 Декември, 2014 Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë mundi Pelisterin e Manastirit në ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të kampit stërvitor selektues të shpresave të vendit. Në terenin në Gjorçe Petrov, futbollistët e Bllagoja Milevskit shënuan fitore 2:1. Viktor Angelov në minutën e tretë dhe Jasir Asani në të 14-tën shënuan golat për shpresat e vendit. Ndërkohë Boshko Dohuq shënoi golin për Pelisterin, që u drejtua nga Gjoko Haxhievski. Reprezentuesi Darko Velkovski nuk realizoi dy penalti për të bërë fitoren më bindëse. Futbollisti i Rabotniçkit humbi një njëmbëdhjetëmetërsh në pjesën e parë, ndërsa nuk arriti të shënojë as në pjesën e dytë kur sërisht U 21 kishte penalti. Në pjesën e parë, në të cilën shpresat e Maqedonisë kishin dominim total, raste të mira nuk shfrytëzuan Filip Pivkovski, Jasir Asani dhe Viktor Angelov.

Bllagoja Milevski, udhëheqësi i përfaqësueses deri 21 vjet, duelin e nisi me këtë formacion: Damjan Shishkovski, Filip Ristovski, Besir Demiri, Aleksa Amanoviq, Darko Velkovski, Angelçe Timovski, Burhan Mustafov, Jasir Asani, Lavdrim Skenderi, Filip Pivkovski dhe Viktor Angelov.

Ndërkohë trajneri i pelisterit, Gjoko Haxhievski ndeshjen e nisi më këtë 11-she: Hristijan Stoilko, Mile Petkovski, Boshko Dohuq, Goran Bosilovski, Aleksandar Anastasov, Nikola Mitiç, Lupço Trpeski, Asmir Misini, Igor Stanoeviq, Dimçe Ristevski, Jorgos Cirilidis.

“Në ndeshjen me Pelisterin me plot meritë morëm fitoren. Kemi dominuar gjithë ndeshjen, posaçërisht pjesën e parë, periudhë kur shënuam dy gola, ndërsa nuk realizuam edhe disa mudnësi të 100% për gol. Loja jonë në pjesën e parë është modeli i lojës të cilin e kërkojmë nga futbollistët dhe që do të tentojmë ta imponojmë në ndeshjet kualifikuese. Të gjithë lojtarët e grumbulluar morën thuajse minutazh të barabartë në dy ndeshjet dhe na gëzon fakti se secili prej tyre kishte kontribut në dy fitoret. Në përgjithësi patjetër të jem i kënaqur nga angazhimi i secilit individ. Kampi stërvitor selektues ishte i vlefshëm për ne si staf teknik dhe lojtarët të cilët imponohen si anëtar aktiv të përfaqësueses. Sigurisht pasqyrë më reale për kontributin e secilit idividualisht do të kemi pas një analize detale periudhën që pason. Rezultati nga këto dy ndeshje nuk ishte në plan të parë, mirëpo në fund çdo fitore është e rëndësishme për këta djelmosha të rinj për vetëbesimin e tyre. Me përjashtim të Pivkovskit dhe Amanoviqit, gjithë futbollistët tjerë ishin nga kampionati vendor, tre prej tyre nga ekipe të Ligës së Dytë. Kjo është një dëshmi se kampionati vendor ka cilësi”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.




   
   
Reprezentacioni A