Publikuar më 31 Август, 2015 në Deri më 21 vjet
Pas publikimit të listës së futbollistëve për këtë ndeshje, por edhe për duelin kontrollues me Australinë dy ditë më vonë, seleksionuesi i përfaqësueses U 21 Bllagoja Milevski shprehet:
“Besoj në kualitetin e këtyre futbollistëve dhe pres të tregojnë fytyrën e vërtetë në këtë ndeshje të rëndësishme kualifikuese dhe të japin maksimumin e tyre. Vesoj në këtë gjeneratë për të cilën kam vlerësim se posedon potencial të madh. Motiv shtesë paraqet edhe fakti se për ne kjo do të jetë ndeshja e parë në qendrën stërvitore Petar Milloshevski”.
“Pas lëndimit nga dy muaj më par, fizikisht dhe psikikisht jam i përgatitur për të luajtur për përfaqësuesen. Nga ekipim im hungarez Ujpesht vij më forcë të plotë dhe me besim se së bashku me bashkëlojtarët do të japim gjithçka në teren për të fituar ndeshjen. Seleksionuesi Milevski është njeri që sjell energji të madhe dhe shumë entuziazëm, për atë edhe ne jemi të motivuar dhe atmosfera është në nivel të lartë. Besoj se jemi përfaqësuese kualitative, gjeneratë e mirë dhe për besimin që seleksionuesi ka te ne, duhet t’ia kthejmë me fitore”, deklaroi Enis Bardhi.
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë grumbullimin për përgatitjet e ndeshjeve që pasojnë e ka sot në hotelin ‘Aleksandar Pallas’, ndërsa stërvitjet do të realizohen në qendrën-stërvitore ‘Petar Milloshevski’ prej sot deri më 4 shtator.
“Secili prej nesh ka ardhur për të luajtur për ekipin përfaqësues me dëshirë dhe krenari të madhe. Sot është seanca jonë e parë stërvitore, ndërsa prej nesër do të punojmë në analizë të kundërshtarit. Pres në ndeshjen me Ukrainën të dëshmojmë se vlejmë edhe si individë edhe si grup. Mungesa e Babunskit është hendikep i vogël për ne, pasi ai është një prej lojtartë kruesor, por jam i bindur se do të japim gjithçka nga vetja dhe atë mungesë do ta kompensojmë. Luajmë në teren vendas, ndihmohemi, motivohemi njëri me tjetrin, mbështetja ndërmjet neve është e madhe dhe këtu kemi ardhur për të fituar”, u shpreh Kire Markoski.
Demir Imeri për shkak të formës së mirë që kalon te ekipi i Horizont Turnovës është ftuar në vend të Jasir Asanit, ndërsa Petar Petkovski nga Vardari është grumbulluar në vend të David Babunskit, i cili nuk ka qenë në mundësi t’i bashkohet ekipit përfaqësues.
Dueli kualifikues me Ukrainën luhet më 5 shtator me fillim në orën 16:00, ndërsa ndeshja kontrolluese me Australinë është caktuar dy ditë më vonë (07.09.2015) në orën 16:30.
Hyrja për publikun është pa pagesë
“Të gjithë janë të ftuar të mbështesin përfaqësuesen në udhëtimin drejt fitoreve të reja” shton seleksionuesi Milevski.