Përfaqësuesja U 19 barazoi me Qipron në Nikozi

Publikuar më 11 Мај, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet


Përfaqësuesja e Maqedonia U 19 ka barazuar 2:2 në ndeshjen e parë prej dy miqësoreve të planifikuara me Qipron në Nikozi. 

 Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi ndeshje të shkëlqyeshme, duke krijuar raste shumë të mira për gol, mirëpo u realizuan vetëm dy për të neutralizuar epërsinë e qipriotëve. Ndikim të madh në rezultatin final kishte edhe referimi i njëanshëm në dobi të vendasve dhe penaltia e padhënë ndaj Elif në pjesën e dytë. Alban Sulejmani shënoi në minutën e 23-të për barazim 1:1, pasi paraprakisht Papakonstantinu hapi rezultatin me gol në minutën e 8-të. 

Mihal Matiaiou shënoi për epërsi të re të Qipros në minutën e 54, ndërsa në fund të takimit Davor Zdravkovski barazoi rezultatin në 2:2. Përfaqësuesja U 19 të enjten në orën 16:00 do të zhvillojë ndeshjen e dytë me Qipron. 

MAQEDONIA: Risto Jankov, Viktor Stojkovski, Mihail Manevski, Elim Elif, Nehar Sadiki, Esmin Liçina, Daniel Milovanoviq, Erdon Daci, Milan Ristovski, Davor Zdravkovski, Alban Sulejmani.



   
   
Reprezentacioni A