Publikuar më 30 Април, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka shënuar fitore 1:0
kundër Ukrainës në turneun ‘Sllovakia Cup’ dhe fitoi vendin e pestë në këtë turne
tradicional. Davor Zdravkovski nga penaltia në minutën e 50-të shënoi golin e
fitores për përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi paraprakisht Erdon Daci u ndal me
faul brenda zonës së reptësisë.
Maqedonia në këtë ndeshje tregoi bindshëm lojën më të mirë në këtë turned he me meritë i’u gëzua fitores. Përveç golit, shpresat e vendit kishin edhe disa raste të shkëlqyeshme për gol, mirëpo për fat të keq, pa mundur të realizojnë. Në pjesën e parë, Milan Ristovski nuk shfrytëzoi dy mundësi të mira, ndërsa në vazhdim Mario Krstovski kishte rast të 100%, mirëpo nuk u gjet më mirë në këtë situatë.
MAQEDONIA: Jankov, Hani, Sadiki, Liçina, Sulejmani, Ristovski, Zdravkovski, Milovanoviq, Stojkovski, Elmas.
Truneun e fitoi përfaqësuesja e SHBA-ve, e cila në finale mundi Rusinë.