Publikuar më 27 Март, 2016 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë ka barazuar 2:2 me
Finlandën në ndeshjen e dytë kontrolluese ndërmjet dy përfaqësueseve të
zhvilluara në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.
Të përzgjedhurit e seleksionuesit Jeton Nesimi luajtën shkëlqyeshëm në pjesnë e parë, në të cilën arritën të shënojnë dy gola. Maqedonia avansoi në 1:0 në minutën e 5-të me anë të Abazit. Futbollistët e Finlandës përmes Rantanenit barazuan në 1:1 në minutën e 23-të. Gjthatë minuta më vonë, Millovanoviq shënoi për epërsi të re të Maqedonisë.
Në pjesën e dytë Maqedonia luajti një nivel më dobët dhe këtë e shfrytëzoi Finlanda. Tre minuta para fundit të takimit, Apo realizoi për barazim të rezultatit në 2:2. Ky ishte epilogu final i kësaj përballeje.
MAQEDONI – FINLANDË 2:2 (2:1)
1:0 Emil Abaz 5`; 1:1 Daniel Rantanen 23`; 2:1 Daniel Millovanoviq 29`; 2:2 Apo Halma 87`;
MAQEDONIA: Filip Trajçevski, Elif Elmaz, Daniel Millovanoviq, Mihail Manevski, Antonio Mitrev, Erdon Daci, Nenjamin Mustafiq, Medin Bajrami, Emil ABaz, Milan Ristovski;
Seleksionues: Jeton Nesimi