Publikuar më 26 Август, 2014 në Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë do të mer pjesë në turneun ndërkombëtar „Sirenka CUP Turniment Memo“ prej 25 deri më 30 gusht. Në turneun në Poloni përveç kombëtares vendase dhe Maqedonisë do të marin pjesë edhe gjashtë kombëtare tjera të ndara në dy grupe. Maqedonia është në grupin ‘A’ së bashku me kombëtaren e shpresave të Polonisë, Letonisë dhe Norvegjisë. Në gurpin ‘B’ janë Suedia, Irlanda e Veriut, Belgjika dhe Ukraina.
Sipas orarit të caktuar paraprakisht kundërshtar i mar i djelmoshave me veshje ‘verdhekuq’ do të jetë Norvegjia. Kjo ndeshje luhet sot me fillim në orën 17:30 në stadiumin ‘Agrokolola’ në Varshavë. Nesër, varësisht prej asaj nëse do të fitojmë apo humbim, do të luajmë me më të fituesin ose humbësin e çiftit të dytë në grupin tonë Poloni-Letoni.
Në listën e seleksionuesit Bobi Stojkovski për këtë aksion reprezentues janë ftuar këta futbollistë:
Filip Trajçevski, Riste Jankov, Filip Giçevski, Belmin Çuljeviq, Antonio Mitrev, Viktor Stojkovski, Kiril Ristovski, Todor Todorvski, Davor Zdravkovski, Milosht Toshevski, Semir Lumani, Agon Hani, Esmin Liçina, Darko Dodev, Milan Ristovski, Emil Abaz, Mihail Manevski dhe Alben Sulejmani.