Përfaqësuesja U 17 në kamp stërvitorë në Dojran

Publikuar më 14 Август, 2017 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 17 e Maqedonisë prej sot deri më 20 gusht në Dojran do të ketë kamp stërvitorë në vigjilie të ndeshjeve të muajit tetor të vlefshme për kualifikim në raundin elitar të UEFA-së në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 17 të Maqedonisë, Goran Staniq në kampin njëjavor në Dojran ka grumbulluar këta futbollistë:

Portierë: Matej Andov (Vardar), Marko Alçevski (Akademia Pandev), Andrej Butorac (Pelister);

Mbrojtës: Kristijan Trpçevski (Nju Stars), Boris Jakimovski (Rabotniçki), Bozhidar Mitrevski (Rabotniçki), Suad Jonuzi (St. Galen-Zvicër), Alen Liçina (Rabotniçki), Hristijan Stojanovski (Rabotniçki);

Mesfushorë: Emil Skoko (Makedonija Gj.P.), Ivan Nikollov (Bregallnica), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Vllada Novevski (Vojvodina-Serbi), Antonio Petrov (Publikum-Slloveni), Amar Kollashinac (Olimpija-Slloveni), Stefan Gjeorgiev (Nju Stars);

Sulmues: Kire Trpçevski (Nju Stars), Xhemal Ibishi (Vardar), Alen Jusufov (Red Star-Austri), Suhejl Muarem (Shkupi), Kushtrim Tairi (Shkëndija), Nusret Kurti (Metalurg), David Toshevski (Rabotniçki);

Pjesë e madhe e futbollistëve të thirur tani më kanë kaluar në përfaqësueset tjera të moshave, njohim kualitetet e tyre, mirëpo në këto përgatitje një javore do t’i kyçim edhe disa emra të ri, si Jonuzi (St. Galen) dhe Petrov (Publikum), të cilët besoj sdo të mundohen të rrisin konkurencën në ekip. Qëllimi ynë ishte në formacion të kemi edhe Jankulovin, mirëpo ai nuk morri leje nga Crvena Zvezda. Shpresoj të realizojmë përgatitje të mira, pasi ky do të jetë një prej testeve të fundit para fillimit të kualifikimeve për raundin elitar në tetor kur në teren vendas luajmë me Sllovakinë, Moldavinë dhe Bosnje e Hercegovinën”, deklaroi seleksionuesi Goran Staniq. 



   
   
Reprezentacioni A