Përfaqësuesja U 16: Maqedonia në penalti fiton Luksemburgun

Publikuar më 19 Април, 2016 Lajme


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë ka shënuar fitoren e dytë në turneun zhvilluar të UEFA-së që u organizua nga FFM në Shkup. Përfaqësuesja e kadetëve të Maqedonisë shënoi fitore kundër Luksembut pas egzekutimit të penaltive. Pas 80-të minutave të rregullt rezultati ishte 2:2. Maqedonia nuk humbi asnjë penalti gjatë ekzekutimeve dhe fitoi ndeshjen pranë rezultatit 5:3.

Filip Aleksovski me gol në minutën e 29-të hapi rezultatin dhe futbollistët e drejtuar nga Dobrinko Ilievski me meritë shkuan në pushim mes dy pjesëve me epërsi, duke humbur edhe disa raste tjera për të shënuar.

Në pjesën e dytë, futbollisti më i mirë mysafir, Janik Sho shënoi dy gola për pesë minuta (41’ dhe 46’) duke i dhënë Luksemburgut epërsi 2:1. Megjithatë, Vasil Krstev në minutën e 68-të arriti të shënoi gol për barazim 2:2, duke çuar ndeshjen të vendoset përmes ekzekutimit të penaltive. Aty koncentrimi ishte në anën e Maqedonisë, që ishin realizues të përpiktë duke fituar 5:3.

Pas dy raundeve Maqedonia ka 4 pikë, dy më pak se Ukraina, e cila sot në ndeshjen e parë mundi 1:0 Kazakistanin. Për vendin e dytë do të vendosim pasnesër kundër Ukrainës. Kazakistani dhe Luskemburgu kanë grumbulluar nganjë pikë. 



   
   
Reprezentacioni A