Përfaqësuesja U 16: Maqedonia mundet nga Ukraina

Publikuar më 21 Април, 2016 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonia ka pësuar humbjen e parë në turneun zhvillues të UEFA-së që organizohet në Shkup. Kadetët e Maqedonisë u mundën 1:0 nga Ukraina.

Kundërshtari hapi më mirë ndeshjen dhe në minutën e 9-të Karzhevski lëshoi mundësi të mirë për të shënuar nga gjuajtja e lirë. Në minutën e 12-të Ukraina avansoi 1:0  me anë të Karzhevskit. Mundësinë më të mirë për Maqedoninë e kishte Bojan Kolevski në minutën e 16-të të ndeshjes, mirëpo goditja e tij u ndal nga portieri mysafir.

Në vazhdim të ndeshjes të përzgjedhurit e trajnerit Dobrinko Ilievski luajtën më mirë dhe me më shumë angazhim, posaçërisht në fazën e sulmit ku për fat të keq nuk sollën efekt. Rezultati mbeti i pandryshuar. Mundësitë më të mira në pjesën e dytë i kishte Maqedonia me anë të Spasovit dhe Kolevskit. Deri në fund të ndeshjes Ukraina mbeti me një futbollist më pak, pasi Rozhko për shkak të kartonit të dytë të verdhë u desh të largohet para kohe nga loja.

MAQEDONIA: Filip Antovski, Sait Bitiqi, Enis Fazlagiq, Adrijan Hajdari, Jakup Berisha, Bojan Kolevski, Marko Simunoviq, Nikolla Spasov, Angel Stratorski, Luka Trajkovski, Metodija Velkovski

Seleksionues: Dobrinko Ilievski.

Maqedonia e mbylli turneun në pozitën e dytë me 4 pikë të tubuara. Ukraina zuri vendin e parë me 9-të pikë, në vend të tretë u ndal Luksemburu me 3 pikë, ndërsa Kasakistani me dy pikë zuri vendin e fundit.

Në ndeshjen e parë të sotme përfaqësuesja U 16 e Luksemburgut mundi Kazakistanin me rezultat 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, pasi 80-të minutat e rregullta u mbyllën me barazim 1:1. 



   
   
Reprezentacioni A