Publikuar më 09 Април, 2015 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Në ndeshjen vendimatare reprezenteuset e Maqedonisë sot kundër Malit të Zi fituan 5:4 me penalti, pasi në kohën e rregullt takimi u mbyll 1:1. Golin për Maqedoninë e shënoi Yllza Maksuti në minutën e 77-të.
“Jam krenar për vajzat dhe për mënyrën si e fituan këtë turne. Me këtë treguan se futbolli i femrave në Maqedoni ka të ardhme. Këtë vend të parë i’a përkushtojmë kapitenes tonë Anastasija Mitevskia e cila për shkak të një lëndimi të rëndë të gjurit nuk mundi të jetë pjesë e kësaj skuadre fituese”, deklaroi seleksionuesi, Kiril Izov.
Në ndeshjen me Malin e Zi, Maqedonia luajti me këtë formacion:
Krsteska, Blaganova, Maksuti, Gocevska, Çubrinovska, Gjorgjievska, Shemshoviq, Kitanova, Nikolovska, Talevska dhe Bumbarevska. Nga pankina u inkuadruan edhe: Gegova, Zhiviq, Koteva dhe Belistojanoska.
Maqedonia vendin e parë të këtij turneu e fitoi me fitore bindëse kundër Lukemburgut (5:1) dhe Lihtenshtajnit (4:1), si dhe me penalti kundër Mali të Zi (5:4) pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt.
Përfaqësueset tjera shënuan këta rezultate:
Mali Zi-Lihtenshtajni 5:1
Mali Zi-Luksemburgu 2:5
Luksemburgu-Lihtenshtajni 5:1
Renditja përfundimtare:
Maqedonia 8 pikë,
Luksemburgu 6 pikë,
Mali Zi 4 pikë dhe
Lihtenshtajni 0 pikë.