Publikuar më 19 Ноември, 2014 në Lajme
Në qendrën stërvitore ‘Petar
Milloshevski’ në kompleksin ‘Shtëpia e futbollit’ ndeshje kontrolluese
zhvilluan përfaqësueset e rja të Maqedonisë U15 dhe U16. Fitore bindëse me
rezultat 5:0 shënoi përfaqësuesja deri më 16 vjet.
Seleksioni i udhëhequr nga trajneri Vujadin Stanojkoviq hapi rezultatin në
minutën e 28-të me golin e Antonio Mitrevit. Në minutën e 40-të futbollisti i
Pelisterit, Boban Zdravevski dyfishoi rezultatin. Me epërsi 2:0 përfaqësueset e
shpresave shkuan në pushim mes dy pjesëve.
Vetëm dy minuta pas fillimit të fraksionit të dytë Elif Elmaz rriti epërsinë në
3:0, në minutën e 65-të Vasko Trajkov shënoi për 4:0, ndërsa rezultatin final
Maqedonia U 16 – Maqedonia U 15 5:0 e vendosi Jani Atanasov në minutën e 77-të.
Vlen të ceket se U 16 lëshoi edhe disa mundësi të mira për të shënuar përmes
Trapanovskit, Atanasovit dhe Zdravevskit. Mundësinë e vetme U 15 e kishte me
anë të Filip Aleksovskit në fund të pjesës së parë.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 16 Vujadin Stanajkoviq ndeshjen e nisi me këtë
formacion:
Bojan Timevski, Mihail Manevski, Antonio Mitrev, Todor Todorovski, Andrej
Kirovski, Filip Jovanovski, Hristijan Delevski, Elmas Elif, Jani Atanasov,
Hristijan Trapanovski, Boban Zdravevski.
U inkuadruan edhe: Damjan Serafimovski, Bojan Ilievski, Meris Fakiq, Besim
Mustafi, Vasko Trajkov, Mario Naumovski, Nikolla Serafimov, Filip Tanevski.
Alekso Mackov, udhëheqësi i përfaqësueses U 15 nisi ndeshjen me këtë formacion:
Hristijan Stevkovski, Borjan Panovski, Fitor Rexhepi, Altin Sefo, Aleksandar
Gjorgievski, Vullnet Mazllami, Ensar Luma, Enis Fazlagiq, Bojan Kolevski, Jakub
Berisha, Filip Aleksovski.
Në pjesën e dytë u inkuadruan: Bllagojçe Ivanov, Viktor Rizankovski, Stefan
Novakovski, Beser Fejzulaov, Muhamed Nuh Said, Filip Stojanovski, Stefan
Kolevski, Viktor Terziev, Viktor Avramovski, Vasil Krstev dhe Mario Micevski.
“Kjo ishte edhe një prej shumë ndeshjeve kontrolluese ku kemi testuar
reprezentuesit e rinj dhe formën e kandidatëve potencial që kemi në disponim.
Kemi zhvilluar ndeshje korrekte dhe maksimalisht kemi implementuar planet
tekniko-taktike. Më 23 nëntor shkojmë në Serbi ku do të zhvillojmë dy ndeshje
kontrolluese që do të jenë mundësi e mirë për të provuar gjithë atë që kemi
punuar këtë vit”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të Maqedonisë,
Vujadin Stanojkoviq.