Publikuar më 31 Август, 2020 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë zhvillon fazën përgatitore për sfidat e rradhës në eliminatoret për Kampionatin Europian. Kundërshtari i parë në ciklin e shtatorit do të jetë favoriti numër një i grupit, Spanja.
Seleksionuesi Bllagoja Milevski potencoi se paraqitja nga ndeshja paraprake në terren mysafir i jep të drejtë të shpresojë në ndeshje të mirë në Shkup.
„Për mua më me rëndësi është gjithë lojtarët të jenë shëndosh. Për gjërat tjera do të flasim gjatë përgatitjeve. Sa i përket takimit, pas ndryshimit të sistemit për kualifikim në KE dhe asaj se kush si do të kualifikohet, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kërkojmë fitore në çdo ndeshje dhe të mundohemi të marrim sa më shumë pikë. Djemtë treguan se posedojnë cilësi dhe mund të përballen me përfaqësuesen më të mirë në Europë. Kjo më jep për të drejtë të jem optimist. Gjithsesi se kemi gjëra për të përmirësuar, kështu që në këtë ndeshje duam të jemi konstat 90-të minuta ashtu si do të planifikojmë“, deklaroi Milevski.
Erdon Daci, futbollisti i Konjasporit të Turqisë beson në ekipin dhe disi në thellësi shpreson në befasi.
„Në futboll nuk ka asgjë të pamundur, të tregojmë se vlejmë. Na pret ndeshje e mirë. E dimë potencialin dhe cilësinë që posedon Spanja, bëhet fjalë për përfaqësuese më kualitet të jashtëzakonshëm, por edhe ne kemi lojtarë cilësorë. Unë besoj se mund të bëjmë diçka të mirë, pasi që edhe ne kemi ekip të mirë dhe unë i njoh mundësitë tona“, deklaroi Daci.