Përfaqësuesja e vendit kompletohet në seancën e dytë stërvitore

Publikuar më 12 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Në formacion të plotë, tashmë me gjithë lojtarët e ftuar nga seleksionuesi Angellovski, përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore për EURO 2020 kundër Austrisë (16 nëntor "Ernst Hapel"-Vienë) dhe Izraelin (19 nëntor "Todor Proeski"-Shkup). 

Ekipit përfaqësues sot i'u bashkuan edhe kapiteni Goran Pandev, Enis Bardhi, Ilia Nestorovski, dhe Stole Dimitrievski. I kthyer në përfaqësuesen A, Nikolla Gjorgjev që luan më Grashoperss në Zvicër thotë se kundër austriakëve duhet të dilet në terren me guxim dhe të gjithë së bashku si ekip të mbyllim përgatitjet në mënyrën më të mirë. 

"Jam krenar që sërish jam pjesë e përfaqësueses. Jam i kënaqur me formën time momentale, kam luajtur pesëmbëdhjetë ndeshje, kam shënuar gola dhe asiste. Ndjehem mirë dhe i lumtur që sërish jam këtu", thotë Gjorgjev, duke vijuar. 

"Duhet të dalim në terren dhe të luajmë guximshëm, gjithë bashkë si ekip dhe të mbyllim eliminatoret me rezultat sa më të mirë. E dij se nuk duhet të frikësohemi nga Austria edhe pse dimë se janë shumë cilësorë, por ne gjithashtu kemi futbollistë të mirë dhe do të presim shansin tonë. Do të shohim si do të dukemi taktikisht, por duhet të jemi të durueshëmdhe nëse na jepet shans ta shfrytëzojmë maksimalisht, përfundoi Nikolla Gjorgjev. 




   
   
Reprezentacioni A