Përfaqësuesja e rinovuar U 21 barazoi 1-1 me Bjellorusinë

Publikuar më 01 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka barazuar 1:1 kundër Bjellorusisë në një takim kontrollues të zhvilluar ndërmjet shpresave të dy vendeve në qendrën stërtvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski luajtën ndeshje kualitative në të cilën diktuan tempon e lojës, ishin kundërshtar më i mirë, mirëpo në fund morrën vetëm barazim 1:1. Në këtë ndeshje, seleksionuesi i Maqedonisë luajti me 8-të futbollistë të rinjë, të lindur në vitin 1996.

Në pjesën e parë krijuam disa mundësi të mira përmes Aleksa Amanoviq dhe Gjorgji Stoilovit, mirëpo pa arritur të shënojmë. Kundërshtari ndëshkoi shanset tona të humbura dhe në minutën e 45-të përmes Pavel Savickijt avansoi 1:0. Në vazhdim Maqedonia arriti të barazojë rezultatin. Ishte minuta e 50-të kur Kire Markoski vendosi rezultatin final 1:1.

NDESHJE KONTROLLUESE – PËRFAQËSUESET DERI 21 VJET

MAQEDONI – BJELLORUSI 1:1 (0:1)

Qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’ – Shkup

MAQEDONIA: Damjan Shishkovski, Aleks Simovski, Visar Musliu, Aleksa Amanoviq, Petar Petkovski, Viktor Angelov, Kire Markoski, Kristijan Filipovski, Tihomir Kostadinov, Gjorgji Stoilov, Mevlan Murati.

Në pankinë: Filip Iliq, Benjamin Demir, Konstantin Çeshmexhiev, Ennur Totre, Rok Taneski, Stefan Kostov, Petar Krtiq, Jovan Popzlatanov, Din Alomerovi, Liridon Ilazi.

Seleksionues: Bllagoja Milevski



   
   
Reprezentacioni A