Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 fitoi Finlandën 1:0

Publikuar më 06 Јуни, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë ka regjistruar fitore kundër Finlandës në ndeshjen kontrolluese të zhvilluar në Trnavë të Sllovakisë. Përfaqësuesja jonë e Shpresave e udhëhequr nga Blagoja Milevski ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe me plotë meritë mori fitoren. 

Vane Jovanov në minutën e 4-t shënoi golin e fitores për përfaqësuesen tonë. Në pjesën e parë, të përzgjedhurit e Milevskit krijuan edhe disa raste tjera për të rritur avantazhin, por nuk arritëm që të realizojmë. Në vazhdim ne e kontrolluam plotësisht lojën. 

MAQEDONIA deri më 21 vjeq: 1. Risto Jankov, 2. Vane Jovanov, 3. Filip Antovski, 4. Todor Todorovski, 5. Agron Rufati, 6. Esmin Liçina, 7. Milan Ristovski, 8. Milosh Tosheski, 10. Davor Zdravkovski, 19. Kristijan Ackovski, 21. Dimitar Mitrovski; 

12. Tomas Bozhinovski, 11. Kristijan Trapanovski, 9. Mario Krstovski, 14. Denis Stoshiq, 15. Agon Elezi, 16. Ensar Luma, 17. Mile Todorov, 18. Nikola Serafimov, 20. Daniel Milovanoviq;

Luajtëm ndeshje të shkëlqyeshme dhe fituam me plotë meritë. Nuk shfrytëzuam disa raste për fitore bindëse. Më e rëndësishmja është që ne jemi të bindur për kualitetet tona ndaj një kundërshtari serioz dhe besoj se do të luajmë rol serioz në eliminatoret. Ne duhet të vazhdojmë me punën tonë dhe të besojmë në vete”, deklaroi Dimitar Mitrovski.



   
   
Reprezentacioni A