Përfaqësuesja e Maqedonisë nën 16 vjeç në kampin dimëror në Kërçovë

Publikuar më 22 Февруари, 2024 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja e të rinjëve të  Maqedonisë deri në 16 vjeç (futbollistë të lindur në vitin 2008) aktualisht ndodhet në Kërçovë në një kamp stërvitor dimëror, ku do të kontrollohet dhe përmirësohet forma aktuale fizike e lojtarëve para sfidave të ardhshme.

Kampi stërvitor i përzgjedhjes së re të Maqedonisë do të zgjasë deri më 25 shkurt.

Trajneri i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Rade Karanfiloski,për përgatitjet aktuale në Kërçovë, ka ftuar futbollistët e mëposhtëm :

Antonij Trajkovski Rabotniçki

Darko Jovçev - Makedonija Gj.P.

Aleksandar Trajkov - Akademia Pandev

Enver Fejzulovski - Pelister

Martin Xhangarovski - Akademia Pandev

Simon Krstev - Bregallnica

Riste Stoilov - AkademiaPandev

Mateo Kesiq - Akademia Pandev

Luka Varoshanovski - Akademia Pandev

Loren Zhaku - Voska Sport

Matej Gerasov - Rabotniçki

David Angelevski - Pelister

Florent Osmani - Shkëndija

Bleron Bajrami - Vardar

Alek Sivakov - Pelister

Stefan Bujarovski - Vardar

Jovan Marmaçovski - Pelister

Aleksandar Grasheski - Nju Stars

Blendi Ganiu - Shkupi

Gabriel Talevski - Akademia Pandev

Kostantin Apostolovski - Rabotniçki

Alesandro Grujoski - Lunds

Deni Osmanovski - Helsinborg

Dushan Bojoviq - Vardar

Matej Seimenov - Akademia Pandev

Kapiteni i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Aleksandar Grasheski, ka komentuar  pjesën aktuale të përgatitjeve dimërore në Kërçovë.

– Kemi kushte të shkëlqyera dhe po stërvitemi me shumë përkushtim në këto përgatitje, po punojmë me dinamikë të mirë dhe po përparojmë në vazhdimësi.

- Në skuadër mbizotëron një atmosferë pozitive. Të gjithë jemi të fokusuar sa më shumë në këto përgatitje dhe po mundohemi që dita-ditës të jemi më të mirë.

- Besoj se ky brez futbollistësh ka cilësi dhe se mund të shpresojë tek suksesi. Duhet të funksionojmë si kolektiv, vetëm kështu mund të arrijmë dhe të bëjmë diçka të madhe.

– Në vjeshtë na presin eliminatoret për kualifikim në Europian. Kemi kohë të mjaftueshme dhe mundësi për t'u përgatitur në nivelin më të lartë deri atëherë.

– Besojmë në cilësitë tona, kemi komunikim të shkëlqyer me trajnerin dhe stafin teknik,  përgatitjet po shkojnë në mënyrën më të mirë, të gjithë së bashku besojmë në sukses.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A