Publikuar më 09 Март, 2021 në Lajme, Fustsall
Në
palestrën sportive “Jane Sandanski” të përzgjedhurit e seleksionuesit Vasko
Skenderovski në tërësi u dominuan nga përfaqësuesja e Serbisë të cilët me meritë
shënuan fitore bindëse 6:1.
Maqedonia e hapi e para rezultatin në minutën e 9-të kur Ismaili realizoi për 1:0. Me golat e Prshiq nga penalltia, Petroviq, Petrov dhe Lazareviq, përfaqësuesja e Serbisë bëri përmbysjen dhe mbylli pjesën e parë me epërsi bindëse 4:1.
Në pjesën e dytë mysafirët konfirmuan lojën e mirë dhe përmes Tomiqit dhe Rakiqit shënuan edhe dy gola për shifra finale 6:1.
Ky cikël i eliminatoreve vazhdon me 8 prill kur në Shkup presim Bosnjë dhe Hercegovinën, ndërsa në fund do të zhvillojmë transfertën ndaj Rumanisë me 14 prill.
MAQEDONIA: 12. Antonio Petrovski, 6. Igor Leovski, 7. Adrijan Micevski, 9. Darko Rangotov, 10. Dragan Petroviq