Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall do të zhvillojë dy ndeshje kundër Serbisë

Publikuar më 03 Март, 2021 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futsall të premten do të luaj kundër Serbisë në transfertë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Tre ditë më vonë në “Jane Sandanski” do ta zhvillojmë duelin e kthimit ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja jonë më e mirë e Futsallit fitoi një pikë në dy ndeshjet e para. Humbëm 2:1 nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa në terrenin tonë luajtëm 2:2 kundër Rumanisë.

Seleksionuesi Vasko Skenderovski për dy duelet ndaj Serbisë nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Daniel De Sousa për shkak të një lëndimi, ndërsa në dilemë për lojë janë edhe Rangotov dhe Krstevski. Në konkurim për lojë janë lojtarët e radhës:

Portierë: Antonio Petrovski (Proekt Ciko), Ivan Stojanovski (Shkupi);

Mbrojtje: Rexhep Sulejmani (Shkupi), Taulant Ismaili (Arben Bajrami), Ferid Agushi (Shkupi), Dragan Petroviq (Shkupi), Orhan Ibishi (Prishtinë, Kosova), Haris Omeroviq (Arben Bajrami)’

Sulmues: Ivan Krstevski (Proekt Ciko), Igor Leovski (Slavia Praga, Çeki), Adrijan Micevski (Beton Bojs, Gjermani), Darko Rangotov (Proekt Ciko), Martin Kalçevski (Veles), Petar Dailovski (Zhelezarec), Erkan Seferi (Shkupi), Jakup Ramadani (Arben Bajrami), Xhoica Arsovski (Shtutgart, Gjermani);

-Na presin dy ndeshje të vështira kundër përfaqësues së pestë më të mirë në botë. Mungesë për këtë ndeshje do të jetë një nga lojtarët më të mirë tonë, Daniel De Sousa, si dhe të lënduarit Krstevski dhe Rangotov. Gjithashtu për shkak protokolleve të Kovidit skuadra u kompletua para dy ditëve, mirëpo deri sa kemi shanse nuk do të dorëzohemi dhe do të mundohemi të bëjmë befasi në këto dy ndeshje që do të na hapte rrugën për në Kampionat Europian. Ashtu siç premtova edhe herën e kaluar, vazhdojmë me rinovimin e gjeneratës. Në këtë grumbullim ftuam tre lojtarë për herë të parë. Këto ndeshje janë presion i madh për Serbinë, pasi kanë fituar vetëm një pikë, ndërsa u vlerësuan për favorit të grupës dhe këtu ndoshta është ai shansi jonë për të bërë befasinë”, deklaroi seleksionuesi Vasko Skenderovski. 




   
   
Reprezentacioni A