Përfaqësuesja e Maqedonisë (gjenerata 2007) humb nga Bosnja dhe Hercegovina me shifra 2:1

Publikuar më 09 Јули, 2021 Lajme, Deri më 17 vjet


Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë (gjenerata 2007) ka humbur nga përfaqësuesja e Bosnja dhe Hercegovinës në kuadër të turneut memorial “Josip Katalinski – Shkija”.

Në kampin stërvitor në Zenicë, të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragan Naçevski humbën minimalisht me rezultat 2:1. Kundërshtari e nisi mirë ndeshjen, shfrytëzoi mos përqëndrimin tonë në mbrojtje dhe që nga minuta e 3-të avansoi në 1:0. Autor i golit të parë ishte Andrej Miçiq. Përmes Stefan Mladenovski, Maqedonia arriti të barazojë rezultatin.

Në vazhdim Bosnja dhe Hercegovina lojën e mirë e kurorzoi me golin e dytë. Faris Xhefahiri në minutën e 68-të realizoi për epërsi të kundërshtarit në 2:1. Ky ishte edhe rezultati final i ndeshjes së sotme.

Maqedonia (gjenerata 2007): David Iloski, Okan Rakipi, Millosh Spasovski, Daim Kadriovski, Igli Hasani, Hisar Ali, Gorazd Ristovski, Marko Kish, Aleksandar Grashevski, Stefan Mladenovski, Berkaj Shaini;

Në pankinë: Onur Beshir, Luka Atanasovski, Andrej Murxhevski, Zllatko Radeski, Erand Ziba, Shefir Menderez, Kamenço Andonovsi, Boban Kuzmanovski, Stefan Antonijev;

Seleksionues: Dragan Naçevski; 




   
   
Reprezentacioni A