Përfaqësuesja e Maqedonisë e gatshme për ciklin e ri kualifikues

Publikuar më 25 Август, 2014 Lajme, Lajme

Gjurovski publikoi listën për ndeshjen e parë kualifikuese për KE 2016 kundër Spanjës.

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Boshko Gjurovski sot në takim me gazetarë dhe përfaqësuesve të mediave ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për KE 2016, që do të luhet kundër Spanjës me 8 shtator në Valencia. Ai me këtë rast në fjalimin e tij sqaroi se në listë janë gjetur futbollistët më të përgatitur, të cilët do të tentojnë të bëjnë rezultat të mirë.

“Respekt për Spanjën si një prej përfaqësueseve më të mira në botë. Përfaqësuese e cila ka lojtarë shumë të mirë në çdo pozitë të ekipit, mirëpo që gjithashtu ekip që ka edhe mangësitë e veta. Kjo u vërtetua në Kampionatin e fundit Botëror. Ne jemi të vetëdijshëm se na pret detyrë e vështirë, mirëpo nëse duam rezultat pozitiv patjetër të kemi vetëbesim të madh kur do të kemi posedimin e topit dhe nuk guxojmë ta humbim pa nevojë. Gjithashtu në mbrojtje duhet të jemi maksimalisht të koncentruar dhe të angazhuar. Vetëm ashtu do të mund të nxjerim rezultat të mirë. Do jetë e vështirë, por si sportistë duhet të besojmë”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Boshko Gjurovski.

Seleksionuesi sqaroi se për shkak të lëndimit me ekipin nuk do të jetë portieri Darko Tofiloski, ndërsa në rast të dëmtimeve eventuale gjatë kësaj jave, si alternativa rezervë në listën më të gjërë janë Todorovski, Darko Velkovski, Avramovski, Grnçarov, Babunski dhe Dimitrievski.

Në takimin me gazetarë i pranishëm ishte dhe i sapo emëruari menaxher teknik përfaqësueses A të Maqedonisë, Ilija Najdovski, i cili do të jetë përgjegjës për koordinim ndërmjet reprezentuesve, seleksionuesit dhe Këshillit Drejtues, caktimin e ndeshjeve kontrolluese, si dhe për koordinim me klubet prej ku vijnë reprezentuesit. Ai mes tjerash sqaroi se detyra e tij do të jetë edhe puna me futbollistët në drejtim të ngritjes së vetëbesimit dhe mbajtjes së motivit në nivel të njëjtë në të gjithë ndeshjet, pa marë parasysh emrin dhe rejtingun e kundërshtarit.

Grumbullimin e parë përfaqësuesja e Maqedonisë do ta ketë më 2 shtator në Valencia, ndërsa Federata e futbollit të Maqedonisë plotësisht do të publikojë orarin e seancave stërvitore dhe eventualisht ndeshjes kontrolluese.

Ndeshja Spanjë-Maqedoni do të zhvillohet më 8 shtator në Valencia, me fillim në orën 20:45.

Seleksionuesi Gurovski për ndeshjen me Spanjën ka ftuar këta futbollistë:

Portierë:
1  Tome Paçovski    KF Mehelen
2  Martin Bogatinov    KF Ermis
3  Kristijan Naumovski     KF Levski Sofie
Mbrojtës:
4  Vançe Shikov      KF Austria Viena
5  Daniel Mojsov      KF Bran Bergen
6  Aleksandar Damçevski   KF NAC Breda
7  Ardian Cuculi      KF Partizani Tirana
8  Ezgjan Alioski     KF Shafhauzen
9  Darko Glishiq      KF Vardar
10  Stefan Ristovski     KF Parma
11  Kire Ristevski       KF Sllavija Sofie
12  Aleksandar Todorovski   KF Shturm Grac
Mesfushorë:
13  Arjan Ademi      KF Dinamo Zagreb
14  Stefan Spirovski     KF Beroe St. Zagora
15  Muhamed Demiri     KF Sent Galen
16  Marjan Radeski     KF Metalurgu
17  Ferhan Hasani     KF Brondbi
18  Aleksandar Trajkovski   KF Zlute Varegem
Sulmues:
19  Agim Ibraimi      KF Maribor
20  Adis Jahoviq       KF Rieka
21  Jovan Kostovski     KF Heverle Leuven
22  Krste Velkovski     KF Sareava
23  Besart Abdurahimi     KF Lokeren



   
   
Reprezentacioni A