Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë triufmoi në turne në Prishtinë

Publikuar më 05 Март, 2018 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e futsalli të Maqedonisë është fituese e truenut në Prishtinë ku morrën pjesë edhe Kosova, Shqipëria dhe përfaqësuesja e shpresave të Kosovës, si zëvendësuese e Maltës, e cila anuloi pjesëmarrjen në këtë turne dy ditë para mbajtjes. 

Maqedonia e drejtuar nga Ivan Bozhoviq në gjysmëfinale mundi Kosovën U21 me rezultat bindës 4:1. Shqipëria siguroi finale përballë Maqedonisë, pas triumfit 7:5 përballë Kosovës. 

Në takimin final Maqedonia i'u gëzua trofeut pasi ishte më e mirë se Shqipëria në ekzekutimin e penaltive. Në pjesën e rregullt ndeshja u mbyll baraz 3:3, ndërsa pas vazhdimeve 5:5. Kapiteni Zoran Levevski, dy herë Taulant Ismaili, Agushi dhe Alili ishin autor të golave për Maqedoninë. 

Ivan Petrovski dhe Taulant Ismaili morrën çmimet portieri dhe lojtari më i mirë i turneut. 



   
   
Reprezentacioni A