Publikuar më 07 Декември, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja
e fustallit të Maqedonisë sot në orën 17:00 zhvillon ndeshjen e dytë
kontrolluese në kuadër të turneut ndërkombëtar “Shkupi 2016”. Kundërshtar i
Maqedonisë është përfaqësuesja e fortë e Portugalisë, e cila në duelin e parë të
saj të martën mundi 4:3 Bosnjë e Hercegovinën.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Ivan Bozhoviq thotë se në këtë përballje do të tentohet të luhet lojë e hapur me kundërshtarin atraktiv.
“Patjetër të jemi të durueshëm, mos shpejtojmë dhe të jemi maksimalisht të koncentruar gjatë gjithë ndeshjes. Portugalia është në mesin e pesë përfaqësueseve më të mira në botë, luajnë shumë shpejtë dhe me shumë rotacion. Për ne kjo do të jetë përvojë e shkëlqyeshme, ndeshje nga e cila mund vetëm të nxjerim gjëra pozitive. Shpresoj lojtarët të japin më të mirën nga vetja dhe të mundohemi të luajmë lojën tonë”, deklaroi Bozhoviq.