Publikuar më 07 Декември, 2016 në Lajme
Përfaqësuesja e fustallit të Maqedonisë ka luajtur baraz 2:2 përballë Portugalisë së favorizuar, duke lëshuar rastin për fitore të madhe në turneun ‘Shkupi 2016’.
Maqedonia kishte epërsi 2:0, mirëpo në 10-të minutat e fundit dy herë mbrojtja kapitulloi dhe në fund rezultati ishte 2:2, njëjtë si në barazimin me Bosnjë e Hervegovinën. Reprezentuesit e Maqdonisë hapën rezultatin në minutën e 15-të me golin e Petroviqit. Me epërsi prej një goli u shkua në pauzë, ndërsa pas disa rasteve të humbura në fraksionin e dytë, Gligorov dyfishoi rezultatin në 2:0. Maqedonia kishte shanse për epërsi më të lartë, mirëpo korniza e portës ishte aleate e Portugalisë. Në pesë minuta para fundsit Kueljo shënoi për 1:2, ndërsa vetëm 15-të sekonda më vonë, Pedro solli barazim 2:2.
Kështu në fund ky rezultat e bëri Portugalinë fituese të trofeut të parë të turneut ndërkombëtar ‘Shkupi 2016’, pasi kishte një fitore 4:3 me BeH dhe barazim 2:2 me Maqedoninë. Përfaqësuesja e vendit dolil e dyta me dy barazime 2:2 me BeH dhe Portugalinë.