Përfaqësuesja e futsallit përmes balotazhit do të kërkojë kualifikimet për KE

Publikuar më 01 Февруари, 2020 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë nuk ka mundur të sigurojë kualifikim në raundin kryesorë të kualifikimeve për Euro 2022. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Vasko Skenderovski sonte në ndeshjen vendimtare ndaj Norvegjisë u mundën me shifrat 2:1 nga përfaqësuesja e Norvegjisë. Kjo humbje nënkupton se Maqedonia garat në raundin parakualifikues i mbyll në pozitën e dytë të Grupit I të cilin e organizuam në Shkup dhe ku përfaqësuesja e futsallit të vendit siguroi vetëm një fitore (1:0) ndaj Uellsit. 

Ndeshja e sontme me Norvegjinë filloi mirë për përfaqësuesin e vendit, që avansoi me golin e Krstevskit që në minutën e katërt, mirëpo gjërat ndryshuan në pjesën e dytë kur Norvegjia falë golave të shënuar nga Pedersen (22’) dhe Ragvak (37’), arriti që të përmbys rezultatin dhe të marrë fitoren e dëshiruar që atyre ju siguroi pozitën e parë në grup.

Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë kualifikimin në Euro 2022 do ta kërkojë përmes balotazhit, ndërsa kundërshtari do të mësohet përmes shortit që do të hidhet me 13 shkurt në Nion të Zvicrës.



   
   
Reprezentacioni A