Përfaqësuesja e femrave U 16 në turne zhvillues kundër Rumanisë, Izraelit dhe Lihtenshtajnit

Publikuar më 25 Април, 2017 Lajme


Përfaqësuesja U 16 e Maqedonisë në konkurencë të femrave e udhëhequr nga seleksionuesi Toshe Nacev do të merr pjesë në turneun zhvillues të UEFA-së i cili organizohet në Shkup në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”. Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Izraelit, Rumanisë dhe Lihtenshtajnit.

Seleksionuesi Toshe Nacev për këtë turne ka ftuar këta futbolliste:

Ana Gjorgjieva (Koçani), Ana Apostollova (Koçani), Andrea Stojçeva (Koçani), Teodora Petrovska (Top Gol), Sindis Pollozhani (AS United), Valentina Dallçeska (AS United), Cvetanka Kostadinova (Borec), Ana Javasheva (Borec), Dragana Janevska (Borec), Marija Xhevalekova (Tiveria), Sara Velkova (Tiveria), Dançe Karpuzovska (Tiveria), Elena Paneska (Tiveria), Elena Boshkoska (Tiveria), Tamara Sterjovska (Atletiko);

Ndeshjen e parë reprezentueset e Maqedonisë do ta zhvillojnë më 26 prill (e mërkurë) me fillim në orën 15:30 përballë Lihtenshtajnit. Më 28 prill në orën 15:30 luhet takimi me Rumaninë, ndërsa në raundin e tretë më 30 prill nga ora 11:00 do të zhvillohet ndeshja me Izraelin. Të gjitha takimet luhen në qendrën stërvitore të Federatës së futbollit të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A