Publikuar më 06 Април, 2015 në Deri më 17 vjet Femra
Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Malit të Zi, Luksemburgut dhe Lihtenshtajnit. Reprezentueset e reja të Maqedonisë ndeshjen e parë e kanë në program më 6 prill në orën 11:00 kundër Luksemburgut. Ditën e ardhshmë, më 7 prill në termin të njejtë forcat do t’i masin me përfaqësuesen e Lihtenshtajnit. Ndeshjen e fundit Maqedonia U 16 do ta luajë kundër përfaqësueses vendase më 9 prill në orën 14:00.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 16 të femrave, Kiril Izov ka shpallur listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në këtë turne zhvillues të UEFA-së. Për duelet me Malin e Zi, Luksemburgun dhe Lihtenshtajnin janë ftuar këta futbolliste:
Evgenija Krstevska (Borec), Elma Sheshmoviq (Borec), Teodora Gjorgjievska (Borec), Gegova Dragana (Borec), Julija Zhiviq (Borec), Viktroija Kiranova (Konzuli), Mila Talevska (Konzuli), Teodora Bumbarovska (Koznuli), Jana Çurbinovksa (Shkolla e futbollit Forca), Ana Blagonova (Koçani), Yllza Maksuti (AS Junajted), Suarta Reçi (AS Junajted), Anita Gocevska (Tiverija), Monika Koteva (Tiverija), Marija Belistojanoska (Top Gol), Jovana Spasovska (Reçica), Anastasija Nikollovska (Reçica), Ivana Binevska (Reçica), Bojana Milovanovska (Poreçe), Melani Cvetkovska (Holandë).
“Shansin tonë do ta kërkojmë në duelet me Luksemburgun dhe Lihtenshtajnin. Vlerësoj se jemi përfaqësuese më kualitative dhe shpresoj të fitojmë në këto dy ndeshje. Së bashku me përfaqësuesen vendase të Malit të Zi do të luftojmë për vendin e parë. Besoj në këta futbolliste të reja dhe shpresoj se do të tregojmë paraqitje të mira në këtë turne”, deklaroi seleksionuesi Kiril Izov për faqen zyrtare të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Para udhëtimit për në Mal të Zi, futbollistet e reja zhvilluan përgatitje në Shkup.