Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë pëson humbje nga Gjeorgjia në ndeshjen e parë kontrolluese

Publikuar më 26 Февруари, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra ka pësuar humbje nga Gjeorgjia me rezultat 3:0 në kuadër të duelit të parë kontrollues të luajtur në Tbilisi.

Përfaqësuesja e Gjeorgjisë luajti një pjesë të dytë të shkëlqyer në të cilën arriti të shënonte të tre golat.

Në pjesën e parë pamë një luftë shumë të madhe në mesin e fushës, pa shumë mundësi dhe raste në të dyja portat. Skuadra e seleksionuesit Kiril Izov e pati rastin më të mirë në minutën e 8-të përmes Vesa Selës. Futbollistja jonë u gjend në një rast të mirë, por ishte e pafat, pasi goditja e saj u ndal nga traversa. Në minutën e 20-të Petrushevska hyri në listën e golashënuesve, por goli i Maqedonisë u anulua për shkak të një situate të paligjshme jashtë loje.

Në fillim të pjesës së dytë, Yllza Maksuti pati një tjetër mundësi të mirë për Maqedoninë. Në minutën e 53-të të takimit kundërshtari ndëshkoi rastet tona të humbura dhe arriti të kalojë në epërsi 1:0. Bebia Maiko shënoi golin e parë për Gjeorgjinë. Kapitenja Ana Çemineva me dy gola në 62-tën dhe në minutën e 84-t finalizoi shifrat në 3:0.

Këto dy përfaqësuese do të luajnë ndeshjen e dytë kontrolluese më 28 shkurt.

Maqedonia: Vedrana Komnenova, Sara Eftinxhioska, Katerina Petkova, Sara Kolarovska, Vesa Sela, Radica Velkova, Yllza Maksuti, Kristina Petrushevska, Olivera Cokleska, Elena Paneska, Ikmete Limani;

Seleksionues: Kiril Izov;




   
   
Reprezentacioni A