Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë pëson disfatë nga Luksemburgu

Publikuar më 26 Октомври, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka humbur nga Luksemburgu në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Në stadiumin e qytetit të Ohrit, “Biljanini Izvori” në një ndeshje shumë interesante, kundërshtari arriti të triumfojë në fund me rezultatin 3:2.

Markez Abreu që në minutën e 8-të solli epërsi për përfaqësuesen e Luksemburgut. Roçi arriti të barazojë rezultatin me një supergol nga gjuajtja e lirë.

Në minutat e para të pjesës së dytë, përfaqësuesja jonë nuk shfrytëzoi disa raste të mira për gol. Dënimi na erdhi në minutën e 62-të, pas një kundërsulmi të cilin më së miri e shfrytëzoi Markez Abreu që realizoi golin e dytë personal dhe çoi shifrat në 2:1 për mysafirët. 5 minuta më vonë, Lekovska sërish u mposht, pasi Til realizoi për 3:1. Në minutën e 90-të, Nikollovska realizoi një gol të bukur për të ngushtuar diferencën në 3:2.  

Maqedonia: Lekovska, Bosheska, Mileska, Nikollovska, Zhiviq, Mustafa, Shemsoviq, Dimitrovska, Andonovska, Maksuti, Roçi; 





   
   
Reprezentacioni A