Publikuar më 22 Септември, 2020 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë mundet 0:7 (0:3) nga Franca favorite në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kampionatin Europian. Kjo ishte humbja e pestë për përfaqësuesen tonë në grup, ku kemi një fitore përballë Kazakistanit.
Francezet dominuan gjatë gjithë 90-të minutave në terrenin e Arenës "Todor Proeski". Rezultatin e hapën në minutën e 15-të më golin e Le Somer që mposhti Pançurovën. Tre minuta më vonë Le Somer ishte e saktë nga penaltia për 2:0, ndërsa në minutën e 21 Katato realizoi për 3:0 që ishte rezultati i pjesës së parë.
Pas pesë minutave lojë në pjesën e dytë, De Almeida shtoi rezultatin në 4:0, ndërsa me gol nga distanca Torent shënoi golin e pestë për Francën. Aseji me gol nga pika e bardhë shënoi të gjashtin për mysafiret, ndërsa rezultatin final 7:0 e vulosi Se Almeida në kohën shtesë.
Për Maqedoninë deri në fund të kualifikimeve mbetet edhe një ndeshje kundër Francës si mysafire dhe në nëntor përballë Kazakistanit.