Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë mundet minimalisht nga Gjeorgjia

Publikuar më 28 Февруари, 2024 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja e Maqedonisë për femra ka shënuar një tjetër disfatë nga Gjeorgjia në kuadër të ndeshjes së dytë kontrolluese të zhvilluar në Tbilisi.

Përfaqësuesja e seleksionuesit Kiril Izov është mposhtur ngushtë me rezultat 1:0.

Të dyja përfaqësueset zhvilluan një lojë të mirë, me shumë vrapime dhe luftime në mesin e fushës. Maqedonia pati disa raste të mira për të shënuar, por nuk arriti ti finalizoj në gol.

Gjeorgjia shënoi golin e vetëm të takimit të sotëm me anë të Tatuashvilit në minutën e 17-të të pjesës së parë.

Duel kontrollues në Tbilisi;

Gjeorgji - Maqedoni 1:0 (1:0)

Maqedonia: Eftinxhoska, Komnenova, Limani, Maksuti, Milçevska, Mojsoska, Paneska, Pavlovska, Sela, Jokleska, Velkova;

Seleksionues: Kiril Izov;



   
   
Reprezentacioni A