Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë humb nga Austria

Publikuar më 21 Септември, 2021 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka humbur 6:0 nga përfaqësuesja e Austrisë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2023.

Në arenën “Todor Proeski”, mysafiri e konfirmoi rolin e favoritit dhe regjistroi fitore bindëse. Në minutën e 12-të Hobinger e zhbllokoi rezultatin, ndërsa në 2:0 e rriti epërsinë Bila nga penalltia në minutën e 20-të. Në minutën e 30-të, Ashauer realizoi një super gol.

Në vijim, kundërshtari realizoi edhe tre gola tjerë brenda 6 minutave. Ashauer në të 65-tën shënoi edhe njëherë. Me dy finalizime në të 67-të dhe 71-tën, Bila e kompletoi het-trikun për rezultat final 6:0.

Maqedonia: Suarta Dervishi, Sindis Pollozhani, Pavlinka Nikollovska, Sara Kollarovska, Yllza Maksuti, Hava Mustafa, Natasha Andonova, Afrodita Salihi, Julija Zhiviq, Rabija Dervishi, Kristina Petrushevska;

Seleksionues: Kiril Izov




   
   
Reprezentacioni A