Publikuar më 17 Септември, 2021 në Lajme, Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e
femrave të Maqedonisë ka humbur nga Anglia me rezultat 8:0 në ndeshjen e
zhvilluar në Sautempton në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për
Kampionatin Botëror 2023.
Përfaqësuesja e Anglisë ishte bindshëm më e mirë se e jona në fushën e gjelbërtë. Nikoqiret e zhbllokuan rezultatin në minutën e 12-të përmes Tun. Epërsinë e ngriti Vajt, ndërsa Zhiviq me autogol iu dha rezultatin 3:0 në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, sërish shënoi Vajt, ndërsa në vijim rrjetën tonë dy herë e gjeti Ingland. Kolarovska shënoi autogol, përderisa shifrat finale 8:0 i vendosi Betani Med në minutat shtesë.
Ndeshjen e radhës e luajmë kundër Austrisë me 21 shtator në Shkup.