Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë deri 19-vjeç arriti fitore bindëse 4:0 ndaj Moldavisë

Publikuar më 03 Април, 2024 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë deri 19-vjeç regjistroi fitoren e parë në kuadër të turneut kualifikues të raundit të dytë të Ligës B, që po mbahet në Moldavi. 

Në ndeshjen hapëse të turneut, të përzgjedhurat e seleksionuesit, Astrit Merko regjistruan një fitore të sigurtë dhe shumë bindëse ndaj nikoqireve, reprezentacionit të Moldavisë, me rezultatin 4:0. 

Maqedonia zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë në fund arriti fitore bindëse, duke e mbiluajtur kundërshtarin në tërësi në ndeshjen e sotme. 

Biljana Paneska në minutën e 18-të kaloi në epërsi përfaqësuesen e moshave të reja të Maqedonisë, duke shënuar për 1:0. Katerina Petkovska në minutën e 35-të u regjistrua në llistën e golashënueseve dhe ngriti epërsinë tonë. 

Në vazhdim futbollistet tana të reja shënuan edhe dy gola të tjerë në rrjetën e kundërshtarit. Golat ishin pjesë e Eva Andonova në minutën e 73 dhe 81 të ndeshjes. 

Në xhiron e dytë të turnout kualifikues në Moldavi, përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë deri në moshën 19-vjeç, do të përballet me Lituaninë. Kjo ndeshje do të filloj në ora 12:00. 

Në ndeshjen e dytë të xhiros së parë të turnout kualifikues, reprezentacioni i Uellsit shënoi fitore 2:0 ndaj Lituanisë. 


Turneu kualifikues, Moldavi:


Përfaqësueset deri në moshën 19-vjeçare (femra);


Maqedonia - Moldavia   4:0 (2:0)


Autore të golave: Biljana Paneska 18' (1:0); Katerina Petkovska 35' (2:0); Eva Andonova 73' (3:0); Eva Andonova 81' (4:0);


MAQEDONIA: Кristina Pavloska, Eda Dalipi, Matea Bllazheska, Katerina Petkova, Slagjana Gjorgjieva, Iva Josifova, Vesa Sela, Biljana Paneska, Jovana Pavlovska, Sara Mena, Simona Meijer;


Bankina Rezervë: Sara Stevanovska, Iva Jovanoska, Teodora Dalçeska, Natali Talevska, Ivana Milevska, Stefanija Veselinovska, Eva Andonova, Sara Dika, Ana Borizoska;

Seleksionues: Аstrit Merko;



   
   
Reprezentacioni A