Përfaqësuesja e femrave do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Hungarinë

Publikuar më 24 Ноември, 2014 Reprezentacioni A I Femrave

Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë më 26 nëntor në orën 14:30 në Telki të Hungarisë do të zhvilloje ndeshje kontrolluese përballë përfaqësueses hungareze.

Kjo do të jetë ndeshja e 100, njëherit edhe e fundit në të cilën seleksionuesi Dobre Dimovski do të drejtojë ekipin përfaqësues.

Dimovski para jubileut të tij 100 ndeshje trajner i përfaqësues A të femrave të Maqedonisë ka publikuar listën e futbollisteve në të cilat do të llogarisë për ndeshjen kundër Hungarisë.

Për këtë ndeshje janë ftuar këta futbolliste: 

Katerina Milevska (Koçani), Natasha Andonova (Turbine Potsdam), Simona Krstanovska (Konuzli Junajted), Sijçe Andonova (SV Blau Vejs), Lençe Andreevska (Dragon 20140, Dragana Kostova (Jagodina), Stefani Skerlevska (Koçani), Olgica Arsova (Dragon 2014), Monika Todorovska (Dragon 2014), Ana Veselinova (Koçani), Aleksandra Markovska (Dragon 2014), Stankica Atanasova (Dragon 2014), Afrodita Salihi (Koçani), Elio Jakovska (Dragon 2014), Froska Kostova (Mladost Orizari), Genitana Roçi (FC Lucern), Tanja Mitrevska (Koçani), Milka Arsova (Dragon 2014).

“Shpresoj të zhvillojmë ndeshje kualitative dhe të tregojmë lojë të shkëlqyeshme duke pasur parasysh se në Maqedonia kampionati është duke rrjedhur, njëjtë si në vendet ku luajnë disa reprezentuese të Maqedonisë dhe kjo në realitet dikton formën e mirë të lojtareve të cilat janë gjetur në këtë listë. Kemi energji pozitive që mbizotëron ndërmjet vajzave dhe ky është një fakt pozitiv. Do të dalim në teren me qëllim dhe vision të qartë, të japim maksimumin. Dëshira ime më e madhe është të luajmë ndeshje të shkëlqyeshme dhe të marrim rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se kjo do të jetë ndeshja ime e fundit që drejtoi kombëtaren. Ajo do ishte dhurata më e mirë nga futbollistet për ndeshjen time të fundit”, deklaroi seleksionuesi Dobre Dimovski për faqen zyrtare të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Seleksionuesi gjithashtu falemenderoi të gjithë për mbështetjen që ka pasur nga Federata e futbollit të Maqedonisë dhe ceki nevojën për organizimin e një ndeshje reviale në të cilën ai do t’i thonte lamtumirë përfaqësueses së femrave të Maqedonisë, të cilën e drejtoi në 100 ndeshje ndërkombëtare.



   
   
Reprezentacioni A