Përfaqësuesja e femrave do të zhvillojë dy teste me Shqipërinë

Publikuar më 11 Јуни, 2019 Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave prej 10 qershorit gjendet në grumbullim në Ohër, ku përgatitet për dy ndeshjet kontrolluese me Shqipërinë. 

Seleksionuesi Kiril Izov ka thirur këta futbolliste:
Portiere:
Viktorija Pançurova - KFF Tiverija, Strumicë
Syarta Reçi - KFF AS Junajted, Strugë
Magdalena Lekoska - KFF QS Istatov, Dojran i Ri
Mbrojtëse:
Pavlinka Nikollvska - KFF Crvena Zvezda, Serbi
Dragana Kostova - KFF Dragon 2014, Shkup
Dragana Kolevska - KFF QS Istatov, Dojran i Ri
Julija Zhiviq - KFF Dragon 2014, Shkup
Simona Krstanoska - KFF QS Istatov, Dojran i Ri
Jovana Gjorgjioska - KFF Prilep, Prilep
Mesfushore:
Natasha Andonova - FCF Barcelona, Spanjë
Elma Shemshoviq - KFF Dragon 2014, Shkup
Aleksandra Markovska - KFF QS Istatov, Dojran i Ri
Aleksandra Ristovska - KFF Tiverija, Strumicë
Rabija Dervishi - KFF Dragon 2014, Shkup
Marija Belistojanovska - KFF Maribor, Slloveni
Sulmuese:
Hava Mustafa - KFF Tetova 2017, Tetovë
Gentijana Roçi - VFC Kups, Finlandë
Yllza Maksuti - KFF AS Junajted, Strugë
Eli Jakovska - KFF QS Istatov, Dojran i Ri
Teodora Dimoska - KFF Tiverija, Strumicë

"Para neve është grumbullimi i qershorit për përfaqësuesen A të femrave e Maqedonisë dhe dy takimet me Shqipërinë më 13 qershor në Shqipëri dhe 16 qershor në Ohër. Duke llogaritur faktin se sezoni garues ka përfunduar ndjehet një lodhje te shumica e futbollisteve. Bashkë me stafin teknik do të punojmë në pjesën tekniko taktike, si dhe fresikimin e futbollisteve për të nxjerë më të mirën për momentin në këto dy ndeshje me rivalin serioz si që është Shqipëria. Me kënaqësi mund të njoftoj opinionin se kemi arritur marrëveshje që pas një periudhe në ekipin përfaqësues të kthehen futbollistja më e mirë e vendit, Natasha Andonova dhe sulmuesja Gentiana Roçi me të cilat fitojmë shumë në përvojë dhe cilësi. Prandaj shpresoj në rezultate më të mira në periudhën që pason", deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të femrave, Kiril Izov. 

Ndeshjet me Shqipërinë do të jenë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses A të femrave, e cila gjendet në grup me Francën, Austrinë, Serbinë dhe Kazakistanin. 

Ndeshja e parë më 13 qershor do të luhet në Librazhd të Shqipërisë, ndërsa takimi i dytë më 16 qershor në QS 'Burimet e Bilijanës' në Ohër. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 17:00. 



   
   
Reprezentacioni A