Përfaqësuesja deri më 21 vjet më 5 shkurt do të mësojë kundërshtarët për kualifikim në KE 2017

Publikuar më 13 Јануари, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë më 5 shkurt në hedhjen e shortit në Nion të Zvicrës do të mësojë emrat e kundërshtarëve për ciklin eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2017.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së më 26 dhe 27 janar do të vendosë se cili shtet do të jetë organizator i turneut kontinental të përfaqësueseve deri në 21 vjeç.

Përfaqësuesja e Maqedonisë është në vendin e 40-të në listën e UEFA-së nga gjithsej 54 përfaqësuese. Në shortin në Nion, përfaqësuesja e shpresave të Maqedonisë gjendet në vazon e pestë së bashku me Bjellorusinë, Bullgarinë, Qipron, Lituaninë, Azerbejxhanin, Kazakistanin, Shqipërinë dhe Letoninë.

Vazoja e parë: Spanja, Anglia, Italia, Gjermania, Franca, Çekia, Portugalia, Holanda dhe Danimarka

Vazoja e dytë: Rusia, Zvicra, Suedia, Serbia, Izraeli, Ukraina, Sllovakia, Rumania dhe Belgjika

Vazoja e tretë: Turqia, Sllovenia, Austria, Greqia, Skocia, Polonia, Kroacia, Norvegjia dhe Armenia

Vazoja e katërt: Mali i Zi, Finlanda, Uellsi, Hungaria, Islanda, BeH, Gjeorgjia, Moldavia dhe R. e Irlandës

Vazoja e gjashta: Estonia, Ishujt Fare, Irlanda e Veriut, Luksemburgu, Malta, San Marino, Andora dhe Lihtenshtajni.

“Në pritje të shortit për grupet kualifikuese për EURO 2017, do të doja të cek se në masë të madhe, për kundërshtarët e mundshëm do të ndikojë edhe vendi jonë në ranglistën zyrtare të UEFA-së ku jemi në pozitën e 40-të, gjegjësisht shortin e presim nga vazoja e parafundit. Pa marrë parasysh kundërshtarët me të cilët do të duhet të përballemi në grupin tonë, ne, stafi teknik dhe futbollistët, jemi të vendosur në qëllimin për të ecur drejt qëllimeve të vendosura dhe të qarta, shtigje të vendosura në 4 ndeshjet e zhvilluara paraprakisht në të cilat shënuam po aq fitore, dy prej të cilave me përfaqësuese më të mirë se ne, Rumania që është e 17-ta dhe Mali i Zi që mban pozitën e 28-të. Në këto ndeshje treguam kualitet të caktuar dhe kjo na jep shpresë se mund të luajmë kundër cilit do kundërshtar. Nuk shof arsye ashtu mos të jetë edhe në ndeshjet e rradhës. Përcaktimi është i qartë, loja ekipore në vend të parë, në çdo ndeshje të japim maksimumin, të luajmë kundër secilit pa respekt të tepruar dhe me besim në kualitetet dhe mundësitë tona”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A