Përfaqësuesja A: Uniteti mund të na sjellë rezultat

Publikuar më 22 Март, 2016 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i Maqedonisë, Igro Angellovski dhe reprezentuesit, Goran Pandev dhe Agim Ibraimi sot organizuan takim me përfaqëusit e mediave në bazën e përfaqësueses A në Portorozh, në vigjilie të ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë.

“Më e rëndësishme është se gjithë futbollistët janë të shëndoshë, nuk kemi problem dhe të gjithë janë në dispozicion. Më gëzon fakti se punojmë në atmosferë të shkëlqyeshme, futbollistët janë të etshëm për lojë dhe pres lojë të mirë dhe rezultate pozitive. Do të insistoj një stil të njohur të punës, e dini mirë se preferoj lojë ofanzive. Do të hyjmë në lojë për të fituar, me qëllim të vetëm dhe këtë do ta kërkoj nga futbollistët”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski.

Futbollisti më i mirë i Maqedonisë, Goran Pandev ka përsëritur se nuk e ka patur të lehtë për të qëndruar jashta ekipit përfaqësues.  

“Sigurisht se përfaqëusesja është e shenjtë. Nuk e kam patur të lehtë këto vite kur nuk kam luajtur. Kemi biseduar me seleksionuesin dhe presidentin për këtë temë. Seleksionuesi duhet të vendosë se sa mund të ndihmojë. Më keni munguar edhe ju gjithë këto vite. Atmosfera është e shkëlqyeshme, jam i lumtur që njoftova disa futbollistë të rinjë që kanë kualitet. Gjithçka varet nga ne, shumë varet nga të gjithë. Duhet edhe gazetarët të ndihmojnë. Të bëjmë të gjithë që të kthejmë publikun në tribuna. Nuk meritojmë të jemi këtu ku gjendemi për momentin”, tha Goran Pandev.

Agim Ibraimi para më shumë se tre viteve kundër Sllovenisë shënoi gol të bukur për fitore 3:2.

“Pandev na jep energji shtesë, duhet të jemi një ekip, një përbërje. Duhet të plotësojmë detyrat që do na ndajë seleksionuesi. Unë një herë jam kthyer në Maribor me kokën lartë, tani dua sërisht të kthehem me kokën lartë. Tani luajmë lojë më ofenzive, kemi një qasja të tillë për të sulmuar”, u shpreh Agim Ibraimi.



   
   
Reprezentacioni A