Publikuar më 13 Ноември, 2018 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve
kundër Lihtenshtajnit (16 nëntor-Vaduz) dhe Gjibraltarit (19 nëntor-Shkup).
Ekipi përfaqësueses pjesën e parë të përgatitjeve e ka nisur në Fusisberg të Zvicrës ku do të realizohen tre seanca stërvitore para transferimit të së enjtes në Vaduz.
Sot pasdite do të kompletohet grupi i seleksionuesit Igor Angellovski me arritjen e kapitenit, Goran Pandev.
“Na presin dy ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve, mirëpo tani fokusin e kemi kah përballja me Lihtenshtajnin. Presim të vërtetojmë pozitën e parë në grup me lojë të mirë nga ne dhe tre pikë në Vaduz. Mendoj se jemi në formë të mirë dhe pres paraqitje më të mirë të Maqedonisë në krahasim me muajin e kaluar. Me dy fitore ne do të jemi të parët në grup dhe duhet të besojmë se kështu do të jetë. Gjithsesi, ky duel do të jetë krejt ndryshe nga përballja ndërmjet e veti në Shkup. Patjetër të marrim iniciativën dhe posedimin e topit, por gjithashtu të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje”, thotë Boban Nikollov.
“Kjo ndeshje është mundësi e re për tu treguar. Duhet të shfaqim karakter dhe të fitojmë Lihtenshtajnin pasi kjo është ndeshje e rëndësishme për t’u kthyer në rrugën e rezultateve pozitive. Kemi shumë motive për t’u shfaqur në nivel dhe të konfirmojmë pozitën e parë në grup. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimit, ekziston pak presion, mirëpo gjithë kjo është mirë për të qenë të koncentruar gjatë përgatitjeve, posaçërisht në ndeshjen në Vaduz”, deklaroi Stefan Spirovski.
Elif Elmas për shkak të dhimbjeve në shpinë dhe Deni Iliev shkaku i dhimbjeve në krahëror ushtrojnë me intensitet më të ulur. Seanca e sotme stërvitore është caktuar në orën 12:00.