Publikuar më 11 Декември, 2015 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë
më 23 mars të vitit 2016 në Koper do të përballet me Slloveninë në një ndeshje
kontrolluese. Përfaqësuesja e drejtuar nga ish-seleksionuesi i Maqedonisë,
Sreçko Katanec renditet në pozitën e 61 të ranglistës së FIFA-s. Në
kualifikimet për Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, Sllovenia u rendit në
pozitën e tretë të Grupit E dhe u kualifkua në balotazh për plasman në fazën
finale të kampionatit kontinental, mirëpo u eliminua në dy ndeshje nga Ukraina.
Maqedonia deh Sllovenia deri tani kanë
zhvilluar 3 ndeshje kontrolluese. Në takimin e parë zyrtar të Maqedonisë më 13
tetor të vitit 1993 në Kranj, fituam 4:1, më 23 mars të vitit 1994 në Shkupi
fituam 2:0, ndërsa më 4 nëntor të vitit 2012 në Shkup triumfuam 3:2. Darko
taskevski, Adis Jahoviq dhe Agim Ibraimi ishin autor të golave në ndeshjen e
fundit.