Përfaqësuesja A: Ristovski, Alioski dhe Dimitrievski bashkohen me ekipin

Publikuar më 20 Март, 2018 Lajme, Lajme


Maqedoni-Finlandë

Ndeshje kontrolluese

23 mars 2018, ora 17:00

Gloria Arena, Belek.

Reprezentuesit Stefan Ristovski (Sporting Lisabon), Ezgjan Alioski (Lids Junajted) dhe Stole Dimitrievski (Taragona) mbrëmë udhëtuan drejt bazës së përfaqësueses A të Maqedonisë në Belek të Turqisë. Seleksionuesi Igor Angellovski në formacion të plotë realizoi seancën e parë stërvitore nga dy të parapara për ditën e sotme. Stefan Ristovski nga Sportingu i Lisabonës thotë se në dy duelet kontrolluese do të mund të nxjerim pasqyrë për atë që na pret pas disa muajve në ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Kombeve.

“E kemi të qartë se nga ne pritet të jemi në formë të vërtetë për ndeshjet në Ligën e Kombeve, mirëpo në këto dy ndeshje kontrolluese do të mund të nxjerim pasqyrë për atë që na pret në të ardhmen. Mendoj se është e rëndësishme të forcojmë karakterin e ekipit përmes këtyre ndeshjeve dhe të vazhdojmë të punojmë. Atmosfera ndërmjet neve është e shkëlqyeshme, gjithmonë ndjehemi mirë kur kthehemi në përfaqësuese dhe këto 10-të ditë do t’i shfrytëzojmë për komunikim më të mirë dhe afrim edhe më të madh mes veti. GJithsesi, shpresoj të jemi në nivel edhe në ndeshjet kundër Finlandës dhe Azerbejxhanit”, shprehet Stefan Ristovski.



   
   
Reprezentacioni A