Publikuar më 03 Септември, 2014 në Lajme, Lajme
Gjatë ditës së sotme në Spanjë pritet të arrijnë Jahoviq, i cili është vonuar për shkak të testeve mjekësore para firmosjes së kontratës me Krilja Sovetovin dhe Kostovski i cili kyçet më vonë për shkak të ndeshjes së mbremshme me klubin e tij O.H.Leuven.
Përfaqësuesja A është vendosur 20 km larg Valencias dhe tani për tani kushtet për punë janë në nivelin më të lartë, ndërsa pritja e vendasve e shkëlqyeshme. Gjithë kjo ndikon në atmosferë pozitive ndërmjet futbollistëve dhe stafit teknik.
Për sot ekipi kombëtar ka paraparë dy seanca stërvitore edhe atë njërin në orën 10:00 dhe tjetrin në orën 19:00.