Përfaqësuesja A: Pason dueli më i rëndësishëm për ne, besojmë në fitore

Publikuar më 08 Септември, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër kundër Armenisë luan ndeshjen e parë si vendase në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas seancës zyrtare stërvitore, në konferencën për shtyp folën seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski dhe kapiteni, Goran Pandev. 

"Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne, vlerësoj se kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe të gatshëm do të hyjmë në këtë ndeshje. Për mua është e rëndësishme si do të funksionojë ekipi im. Nëse do të funksionojmë si në ndeshjet paraprake, nuk shoh arsye pse mos të fitojmë këtë ndeshje. Barsegian dhe Hambarxhumjan e njohin futbollin e Maqedonisë, bashkë me Felipen janë ndër të huajt më të mirë që kanë luajtur në kampionatin tonë. Mirëpo tani do të jemi kundërshtarë dhe ne duam fitoren. Fituesi i grupit tonë në Ligën D do të kërkohet ndërmjet neve dhe Armenisë. Pres rezultat pozitiv", deklaroi seleksionuesi, Igor Angellovski.  

Kapiteni Goran Pandev thotë se ndeshja e nesërme është më e rëndësishmja në grupin tonë.

"Jemi përgatitur për këtë ndeshje ashtu si për gjithë ndeshjet tjera. Vlerësoj se jemi të gatshëm maksimalisht për këtë duel. Kjo ndeshje është më e rëndësishmja në grupin tonë. Armenia është përfaqësuese cilësore, mirëpo nëse ne do të jemi në nivelin tonë, do të arrijmë të shënojmë rezultat pozitiv", u shpreh Pandev.  



   
   
Reprezentacioni A