Publikuar më 01 Јуни, 2017 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja
A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet në Shkup me Turqinë më 5
qershor (19:45) dhe ndeshjen kualifikuese me Spanjën më 11 qershor (20:45).
Në shërbim të seleksionuesit Igor Angellovski janë kyçur yjet e kalços Goran Pandev dhe Ilija Nestorovski. Për dy ditë me përfaqësuesen bashkohen edhe Stefan Ristovski dhe Ezgjan Alioski.
Lojtari ofanziv i Shkëndijës, Ferhan Hasani thotë se kjo është mundësi e mirë për të treguar pasqyrë sa më të mirë në skenën e madhe të futbollit.
"Gjithë ne kemi mundësi të zhvillojmë dy ndeshje të mëdha, fillimisht me formacionin e fortë të Turqisë, ndërsa më vonë duelin kualifikues me një prej përfaqësueset më të mira në botë, Spanjën. Maqedonia në disa ndeshjet e ardhshme tregoi se posedon lojtarë të shkëlqyeshëm dhe ne nuk frikësohemi, besojmë në kualitetet tona. Në këtë përfaqësuese ka lojtarë të talentuar me potencial të madh. Sërish kemi rast të tregojmë fytyrën e vërtetë në skenën e madhe të futbollit dhe është e sigurtë se do të jemi 100% të koncentruar në ndeshjen me Turqinë, pasi tani fokusin e kemi te ndeshja e parë, pastaj do të mendojmë për Spanjën", deklaroi Hasani.
Kristijan Toshevski, mbrojtësi i Pelisterit thotë se forca e Turqisë duhet të paraqesë sfidë shtesë për lojtarët e Maqedonisë.
“Ndeshjet janë sfidë e vërtetë, posaçërisht që Turqia vjen me formacion të plotë. Mirëpo, ky duhet të jetë motiv shtesë për ne, patjetër të kënaqemi në futboll dhe të tregojmë performansë të mirë. Ne më të rinjtë duhet të dëshmohemi për të ardhmen dhe shpresoj se do të jemi në nivel të detyrën edhe në stërvitje, por edhe nëse marrim mundësi të luajmë”, thotë Toshevski.