Përfaqësuesja A: Më e rëndësishme të japim gjithçka për Maqedoninë

Publikuar më 31 Мај, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë në formacion jo komplet, me mungesa si Pandev, Nestorovski, Alioski, Ristevski dhe Stjepanoviq që do të kyçen më vonë, ka nisur përgatitjet pët ndeshjet me Turqinë (miqësore më 5 qershor) dhe ndeshjen kualifikuese me Spanjën (11 qershor) në Arenën Nacionale në Shkup.
Seleksionuesi Igor Angellovski thotë se fokusi fillimisht është te ndeshja me Turqinë, ku të gjithë kanë obligim të japin maksimumin.
"Turqia është forcë e madhe në futboll dhe do të jetë motiv shtesë për gjithë futbollistët. Thash se edhe në ndeshjet miqësore dua të luajmë kundër përfaqësueseve kualitative. Dëshiroj lojtarët të jenë në nivelin e ndeshjeve paraprake dhe të japin më të mirën nga vetja. Nuk guxojmë të dorëzohemi prej më parë, patjetër të japim maksimumin. Kemi lojën tonë që në ndeshjet e fundit filloi të japë edhe rezultate", deklaroi seleksionuesi, Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A