Publikuar më 14 Јануари, 2016 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë do të zhvillojë ndeshje kontrolluese me Bullgarinë më 29 mars në Arenën Nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup. Ndeshja do të jetë miqësorja e 7 ndërmjet dy vendeve, në të cilat Maqedonia ka dy fitore, e fundit në vitin 2013 kur me golat e Ibraimit dhe Trajkovskit fituam 2:0.
Në ndeshjen e parë në Koçani në vitin 1994 ishte 0:0, më Sofje në 1996 humbëm 3:0, në të njëjtin vit në Stadiumin e Qytetit në Shkup ishte 1:0 për Maqedoninë, ndërsa në 2001 dhe 2006 në Sofje dhe Shkup, Bullgaria fitonte 2:0.
Më 23 mars përfaqësuesja e drejtuar nga Igor Angellovski do të jetë mysafire në Koper në takim kontrollues me Slloveninë.